Milani dhe Tijjani Reijnders thuhet nuk janë të gatshëm të ndahen gjatë verës. Megjithëse Man. Siti dhe Real Madridi e kanë ndjekur holandezin këtë sezon dhe mund të dërgojnë oferta zyrtare gjatë verës.
Holandezi Reijnders nuk është i gatshëm të largohet nga Milani pavarësisht interesimit nga Siti dhe Real Madrid.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, të dy gjigantët evropianë e kanë ndjekur holandezin këtë sezon dhe madje ishin gati të hapnin bisedimet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Megjithatë, Reijnders refuzoi të ulej me ndonjë palë të interesuar dhe në fund nënshkroi një zgjatje të kontratës deri në vitin 2030.
“Gazzetta dello Sport” vëren se Reijnders ka shënuar 13 gola këtë sezon, aq sa Xhud Bellingam dhe i gjithë reparti i mesfushës së Man. Sitit.
Sipas raportit, skautët e Sitit e kanë parë Reijnders në veprim disa herë këtë sezon, por as mesfushori dhe as klubi i tij nuk janë të gatshëm të negociojnë një transferim të verës.
Mediumi italian refuzon të përjashtojë që Siti dhe Real Madridi do të trokasin sërish në derën e lojtarit verën e ardhshme, por kuqezinjtë dhe ylli i tyre tashmë kanë vendosur që nuk do të ndahen.