Kompany ka gati planin për të përmbysur Interin në Milano

- Bota Sot

Kompany ka gati planin për të përmbysur Interin në Milano

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, është tashmë i vetëdijshëm për peshën e madhe që sjell drejtimi i një klubi si Bayern, ku fitoret dhe trofetë janë e vetmja gjuhë e pranueshme.

Pas humbjes 1-2 në shtëpi ndaj Interit në ndeshjen e parë të Champions League,

Kompany pranoi se skuadra e tij është nën presion, por paralajmëroi një përballje ndryshe në ndeshjen e kthimit në Milano.

“Jemi ende në lojë dhe do ta provojmë këtë në fushë. Kemi reaguar edhe më parë këtë sezon dhe do ta bëjmë sërish. Nuk do të mungojë as motivimi, as energjia. Tifozët janë të rëndësishëm për ne dhe mbështetja e tyre është thelbësore,” u shpreh trajneri belg.

Lidhur me përfshirjen e Thomas Muller në formacion, Kompany mbajti një qëndrim diplomatik: “Kur nuk luan, pyetja është pse nuk luajti. Kur luan, pyesin pse ishte në fushë.”

Megjithatë, sipas burimeve nga mediat gjermane, Muller pritet të startojë si titullar ndaj Interit, ndërsa Joshua Kimmich do të zhvendoset në krahun e djathtë të mbrojtjes për të balancuar ekipin.



Read it all at Bota Sot