Luciano Moggi për Taren

- Bota Sot

Luciano Moggi për Taren

Milani duket se është drejt një epoke të re në drejtim, dhe një nga emrat më të përfolur për postin e drejtorit sportiv është ai i Igli Tares.

Ish-drejtuesi i Lazios, shqiptari me përvojë të gjatë në menaxhimin sportiv, shihet si një kandidat serioz për të marrë këtë detyrë, megjithëse vendimi përfundimtar pritet pas Pashkëve, më 20 prill.

Tare nuk është alternativa e vetme në listën e klubit, por duket se është favorit në këtë garë.

Në mbështetje të tij ka dalë edhe një figurë e njohur e futbollit italian, Luciano Moggi, ish-drejtuesi i famshëm i Juventusit. Në një prononcim për mediat, Moggi u shpreh qartë: “Milani ka nevojë për drejtues me peshë, me karizëm dhe mbi të gjitha me përvojë. Tare është profili i duhur.”

Moggi kritikoi mënyrën si u largua Paolo Maldini, ndërsa hodhi poshtë edhe idenë e emrit të Fabio Paraticit, i cili fillimisht u përmend si kandidat, por tashmë nuk është më në garë.

“Tare ka treguar se di të ndërtojë dhe menaxhojë një klub siç bëri me Lazion.

Ka pasur sukses si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë ekonomik. Kjo është pikërisht ajo që i duhet Milanit në këtë moment,” tha Moggi.



Read it all at Bota Sot