Otrant Olimpik nga Ulqini nesër do të ketë sprovë të vështirë në kuadër të Kampionatit të Malit të Zi.
Skuadra shqiptare kërkon tre pikë të shpresës, të ekzistencës në duel me Petrovacin.
Ndeshja luhet në orën 18.00 në Tuz.
Petrovac po kalon edicion të jashtëzakonshëm, aktualisht renditet në pozitën e dytë me 52 pikë e Otrant Olimpik është i fundit me 23 sosh pas javës së 28-të.