Ja kush zgjidhet lojtari i javës nga UEFA

- Bota Sot

Ja kush zgjidhet lojtari i javës nga UEFA

Mesfushori i Arsenalit, Deklan Rajs rrëmbeu vëmendjen e të gjithë futbolldashësve të martën në mbrëmje duke realizuar dy gola magjikë kundër Real Madridit, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve.

Goli i tij i dytë i realizuar nga goditja e dënimit, të cilin Rajs e dërgoi në trekëndësh është zgjedhur më i bukuri i kësaj jave në Champions, dhe UEFA e ka përzgjedhur si lojtarin më të mirë.

Në vendin e dytë është rënditur ylli i PSG-së, Kvara i cili shënoi kundër Aston Vilës,

Levandovski në vendin e tretë pasi shënoi golin e tij të parë me kokë ndërsa në vend të fundit është pozicionuar Alesandro Bastoni për paraqitjen fantastike kundër Bajernit të Mynihut në Champions.



Read it all at Bota Sot