Pavar iu thur elozhe shokëve te Interi: Barela nuk ndalon kurrë

- Bota Sot

Pavar iu thur elozhe shokëve te Interi: Barela nuk ndalon kurrë

Mbrojtësi i Interit, Benzhamë Pavar ka dhënë një prononcim për kanalet e UEFA-s, ku ka folur për disa nga shokët e tij të skuadrës.

Ai iu ka thurur elozhe të gjithëve në mënyra të veçanta.Barela- “Barela është energji e pastër. Ky djalë ka shumë energji, nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të darkës nuk ndalet kurrë. Ai është gjithmonë i buzëqeshur dhe ka shumë energji. Nuk e di si e bën këtë.”

Mkhitarian- “Inteligjent. Ai është shumë inteligjent. Në fushë ai është një lojtar më i mirë se mesatarja, por ju nuk e kuptoni këtë. Për mua ai është një shembull sepse është profesionist, është fantastik dhe gjithashtu është një djalë i mirë.”

Çalhanoglu- “Ai është DJ i ekipit. Kur hyra për herë të parë në dhomën e zhveshjes, kishte muzikë. Ai është në thelb një DJ, ai mund të luajë muzikë franceze, gjermane, angleze, turke, gjithçka.”

Bastoni- “I relaksuar. Ai është një person shumë i qetë dhe mbi të gjitha është një lojtar i madh. Ai është i përulur, punon shumë.”

Turam- “I çmendur. Ai është një djalë i çmendur, të them dhe të betohem, duhet ta takosh. Ai është një djalë vërtet i mrekullueshëm.”

Taremi dhe Zomer- “Taremi, i sjellshëm. Ai ka një fytyrë të sjellshme, është gjithmonë i sjellshëm me të gjithë. Zomer një model. Kur poston të gjitha ato foto në Instagram! Kam kaluar gjashtë muaj me të në Bajern, ai është një djalë i qetë. Atij i pëlqen të postojë foto dhe kur bën, i rregullon flokët mirë i pari njeri vërtet i mirë.”

Lautaro- “El Toro. Ai është një dem në fushë, mënyra se si vrapon. Ai është i ndërtuar fizikisht, pseudonimi i tij i përshtatet mirë.”



Read it all at Bota Sot