Dushan Janjiç, një njohës i veçantë i marrëdhënieve politike brenda Serbisë, ka folur lidhur me situatën e cila ka qenë e tensionuar nga protestat e studentëve që janë në përpjekje të rrëzimit të Vuçiçit.
Duke gjykuar nga realiteti i brendshëm politik por dhe duke njohur marrëdhëniket ndërkombëtare në raport me Serbinë, Janjiç nënkupton një përgatitje të daljes nga skena e Vuçiçit.
“Vuçiç duhet të jetë i rëndësishëm për të dhënë mendimet e veta por edhe për të ofruar transferimin e pushtetit. Lidhur me lojërat britanike dhe amerikane, flitet për Vuçiç për të qenë president për 1-2 vite por të tejkalohet pushteti ekzekutiv të tjerëve gjatë kësaj kohe.
Realiteti në politikën e brendshme është që studentët dhe opozita gëzojnë mbështetjen e 74% të qytetarëve ndërkohë Vuçiç ka vetëm 20%. U bë mjaft e qartë se studentët që janë duke ardhur nga Evropa, kanë mbështetjen e serbëve në diasporë dhe jo vetëm.
Është duke ndryshuar tërësisht situata. Nëse përpiqen të zgjidhin problemet me forcë, Vuçiç do të duhet të vrasë të paktën 20 mijë persona dhe të arrestoje të paktën 100 mijë njerëz gjë që është e pamundur. Për këtë arsye do të jetë një tranzacion i paqtë pasi njerëzit e dinë që janë shumë të fortë dhe për ta është mundësia e fundit për të ndryshuar diçka pas 4 dekadash. Diçka e re duhet të vijë”, tha Dushan Janjiç.