Dinamo “makthi” i Vllaznisë

- Bota Sot

Dinamo “makthi” i Vllaznisë

Vllaznia do të luajë në shtëpi duelin e radhës në kampionat. Shkodranët do të presin Dinamon për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 34-të të kampionatit.

Duel ky që është parashikuar të luhet në orën 15:30.

Një përballje pretendentësh, që premton të jetë spektakël në fushën e lojës.

Për kuqeblutë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi do të sfidojnë një nga ekipet që nuk kanë mndur t’i mposhtin në këtë sezon.

Në 3 duelet e këtij sezoni të zhvilluara në kampionat, skuadra e Thomas Brdaric ka marrë vetëm 1 barazim dhe 2 humbje.

Ndërkohë ekipi i Ilir Dajës i ka mposhtu në 2 sfida.

Gjithashtu vlen të theksohet se në barazim 0-0 është mbyllur edhe gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Dinamos. Një 90-të minutësh shumë i luftuar pritet të jetë në “Loro Boriçi” ditën e shtunë, takim i vlefshëm për javën e 34-të të kampionatit.



Read it all at Bota Sot