Egnatia ka mbyllur dje përgatitjet për ndeshjen e sotme kundër Partizanit në “Arenën e Demave”, në orën 15:30.
Rrogozhinasit janë komod në vendin e parë, por dy ndeshjet e fundit kanë pësuar humbje dhe nuk janë në situatën më të mirë. Kundër të kuqve, Tetova dhe të tijtë do të përpiqen të kthehen te rezultatet pozitive, sidomos pas humbjes që pësuan në Kupë me “Demat”.
Sa i përket organikës, kampionët në fuqi kanë probleme me mungesat, veçanërisht në mbrojtje. Edison Ndreca vijon të jetë jashtë dhe trajnerit i duhet të bëjë modifikime. Në vend të tij pritet të luajë azeri Alijev.
Edhe Renato Malota vijon të jetë jashtë për shkak dëmtimi. Përveç tij, në listën e dëmtimeve është shtuar edhe Xhemajli, që do të mungojë sot. Pjesa tjetër e skuadrës janë të gatshëm dhe nuk pritet të kursehen.