Skandali i basteve në Itali, zbulohet gjyqtari që “rekrutoi” Tonalin

- Bota Sot

Skandali i basteve në Itali, zbulohet gjyqtari që “rekrutoi” Tonalin

Në skandalin e ri të basteve të futbollit italian, për të cilin po hetohen futbollistë të Serie A, hetuesit janë përqendruar gjithashtu te figura e Pietro Marinoni, gjyqtar futbolli amator nga seksioni i Lodi-t, i cili aktualisht është pezulluar.

Siç ka shpjeguar vetë Tonali gjatë marrjes në pyetje, në tetor 2023, ai dyshohet se e ka futur në botën e basteve mesfushorin e Newcastle.

Sipas prokurorëve të Milanos, Marinoni akuzohet për shfrytëzimin e njohurive të tij në sektorin e futbollit profesional, për t’i lidhur futbollistët dhe vendosur ata në kontakt me menaxherët e faqeve të basteve ilegale.

“La Repubblica” shkruan se, sipas hetuesve, Marinoni merrej me mbledhjen e parave që mbulonin borxhet dhe më pas ia dorëzonte ato Tommaso De Giacomo, njërit nga menaxherët e faqeve të përmendura.

Në gusht të vitit 2022, sipas një bisede, ai tregon se do të arbitronte një ndeshje mes Aurora Pro Patria dhe Torres të Serie D (e cila më pas nuk u luajt, pasi mysafirët ishin rikthyer në Serie C) dhe kërkonte informacion për kuotat e basteve, të cilat ende nuk ishin shpallur.

Fagioli i përgjigjet: “Qëndro qetë dhe arbitro mirë, në rregull”. Në vitin 2023, kur filluan të qarkullonin thashethemet për hetimin e prokurorisë së Romës, Marinoni shqetësohej. “Çfarë doni nga unë me këtë histori?” – shkruan ai në një bisedë. Dhe Fagioli i përgjigjet: “Është faji yt që jemi përfshirë në këtë ngatërresë, Piè, fiksoje mirë në kokë”.

Marinoni të nesërmen duhej të arbitronte ndeshjen Monza-Fiorentina U-18, por drejtuesit e arbitrave e pezulluan menjëherë, sapo emri i tij u shfaq në rastin e basteve.



Read it all at Bota Sot