Tedi Sheringam mendon se sulmuesi portugez, Kristiano Ronaldo, do të ishte i lumtur t’i bashkohej Man. Sitit, këtë verë. Kur u pyet nëse Siti duhet të nënshkruajë me 40-vjeçarin portugez për Kupën e Botës për Klube, ndërsa Erling Haaland është i lënduar, Sheringam pohoi diçka të tillë.
“Tifozët e Man.Junajtedit nuk do të ishin shumë të lumtur për këtë.
Por, nëse gjithçka përputhet, Ronaldo ndoshta do ta shfrytëzonte rastin.
Ai mund të shënonte patjetër një gol, apo jo? Nuk mund ta mohoni këtë”, ka thënë fillimisht Sheringam.
“Po, Siti dukej pak i humbur pa pikën e tij qendrore [në derbin e Mançesterit], apo jo?. Nuk e kisha menduar as këtë mundësi, por Ronaldo patjetër do të ishte i emocionuar.
Do të ishte interesante
Vë bast nëse do t’i ofrohej mundësia për t’u bashkuar me Sitin, ai do ta pranonte me entuziazëm”, përfundoi ish-sulmuesi I Juanjtedit.