Brdariç: Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet

- Bota Sot

Brdariç: Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet

Vllaznia mposhti Dinamon sot me rezultatin 3-0.

Thomas Brdariç doli në prononcim për mediat në përfundimin e takimit.

“Pas fitores është e thjeshtë të analizosh dhe të flasësh pozitivisht, javën e fundit patëm një javë të dobët.

Jam i lumtur unë dhe gjithë stafi, kemi bërë një përgatitje të mirë për këtë ndeshje dhe e merituam fitoren, ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet.

Kishim opsione të rrinim shumë lart, por ata bënë disa gabime dhe kishim mundësinë të shkonim në kundërsulm. Siç e dimë të luash kundër Dinamos nuk mund të bësh çdo gjë.”, u shpreh Brdariç.



Read it all at Bota Sot