Andre Onana si duket do të pagujë shtrejtë gabimin që bëri ndaj Lyonit në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League.
Sipas raportimeve të fundit, trajneri i Manchester United, Ruben Amorim e ka lënë jashtë skuadrës portierin kamerunas, shkruan IndeksOnline.
Trajneri portugez tha se e mori këtë vendim për t’i dhënë “pushim” Onanas.
29-vjeçari morri kritika të mëdha pas ndeshjes me Lyonin, e cila u mbyll me barazim 2-2.
Portën e Manchester United sipas mediave britanike sot do ta mbajë Altay Bayindir, i cili do të debutojë në Premierligë.