Skuadra e Sevillas e ka shkarkuar nga detyra trajnerin Xavier García Pimienta.
Shkarkimi i tij vjen pas rezultateve të dobëta këtë sezon dhe humbja e fundit nga Valencia, shtyen bordin e klubit që të marrin këtë vendim.
”Xavier García Pimienta është shkarkuar nga posti i tij si trajner i Sevilla FC Klubi ka njoftuar trajnerin bardhekuq se ai do të largohet nga posti i menaxherit të skuadrës pas 31 ndeshjeve të ligës. Sevilla FC dëshiron të falënderojë García Pimienta për punën e tij gjatë muajve të fundit, si dhe profesionalizmin e tij, dhe i uron atij fat të mirë në përpjekjet e tij të ardhshme.”, thuhet në njoftim.
Sipas asaj që raporton ”Relevo”, Sevilla ka gjetur tashmë trajnerin e ri.
Është Joaquín Caparrós i cili do të rikthehet te skuadra andaluziane, pasi më herët e drejtoi klubin në vitet 2018-2019.