Liverpool ka vendosur të bëjë një ndërhyrje të fuqishme në merkato për mesfushën. Mediat angleze raportojnë se klubi i kuq ka interes për Nicolò Barella.
Mesfushori i Interit është një nga lojtarët më të mirë në Europë në rolin e tij, mundësisht në 5 më të mirët. Ai kushton rreth 70 mln euro, shifër që “Të kuqtë” janë të gatshëm ta paguajnë.
Arne Slot ka kërkuar një lojtar i cili ka aftësi të mbulojë dy role në mesfushë, gjë që Barella e bën. Italiani luan edhe në defensivë, edhe në ofensivë.
Ai ka aftësinë të vertikalizojë drejt zonës kundërshtare në mënyrë të befasishme.
Ai gjithashtu mund të nisë i pari topin duke bashkëvepruar me qendërmbrojtësit.