Skot MekTominej është një nga arsyet pse Napoli po lufton dhe do të luftojë deri në javët e fundit për titullin kampion.
Mesfushori skocez ka folur për “Gazzetta dello Sport”, duke thënë se Leao e ka befasuar për mirë.
“Ka shumë lojtarë cilësorë në këtë kampionat. Është lojtar i shpejtë, dinamik dhe mund të ndryshojë fatet e ndeshjes. Ka edhe të tjerë si Lautaro, vëllezërit Turam apo Reijnders. Kam besim që Napoli mund ta fitojë titullin.
Nuk ka vend për panik, sepse kemi nisur një sezon të vështirë dhe me shumë rivalitet. Por mund t’ia dalim që të festojmë në fund”, ka thënë MekTominej.