Vora u mposht me rezultatin 1 me 0 nga Besa në javën e parafundit të Kategorisë së Parë.
Trajneri i Vorës, Arjan Bellaj, deklaroi pas ndeshjes:
“Ishte një humbje, askush nuk i pëlqen por ne shikojmë për vitin tjetër. E drejta jonë të promovojmë lojtarë të rinj. Më mirë edhe më i kënaqur jam me të vegjlit sepse me mundësitë që kishin, dhanë sinjale të mira. Jo se jam i pakënaqur me pjesën tjetër, e vështirë për mua si trajner t’i motivoj që të japin maksimumin kur kanë arritur objektivin.
Ne bëjmë stërvitjen tamam, këtë javë kishim probleme fizike. Kemi edhe 1 javë, pas ndeshjes me Flamurtarin do fillojmë, është e vështirë kur arrin objektivin. Dhe unë kam qenë futbollist, mendoj si të bëj pushimet me familjen dhe të dashurën.
Ne na intereson vetëm ekipi ynë. Kemi edhe 1 javë, do e vlerësojmë edhe ndeshjen me Flamurtarin sepse kemi kthimet e këtyre që ishin të dëmtuar dhe grupi do jetë më i plotë.
Nuk ka ekskursion asnjëherë për mua.
Nuk është me premio, çdo futbollist kur firmos kontratë, nuk kemi problem ekonomik. Ne jemi këtu, Vlora dhe Kavaja janë më poshtë nesh. Jemi gjirokastritë me laps dhe letër.
E presim Vlorën me grupin e plotë, nuk kemi mungesa që të shqetësohemi. Katër futbollistë ishin sot të rinj, gjithë të tjerë ishin pjesë e formacionit. Në ndeshjen tjetër e kemi formacionin e plotë”, u shpreh Bellaj për RTSH.