Fiorentina ndalet në momentin e gabuar

- Bota Sot

Fiorentina ndalet në momentin e gabuar

Fiorentina ka bërë një hap të gabuar sot që do i kushtojë shumë shtrenjtë skuadrës së Paladinos.

Ajo është ndalur në fushën e saj në një barazim pa gola përballë Parmës, duke humbur ndoshta mundësinë për të luftuar për një vend në zonën Champions.

Edhe pse dominoi ndeshjen, ekipi i qytetit të Firences nuk ia doli të gjente rrugën e rrjetës në këtë sfidë përballë skuadrës që lufton për mbijetesën në Serinë A dhe e mbylli kësisoj me një barazim zhgënjyes pa gola.

Në këtë mënyrë, Fiorentina mbetet në vendin e 8 me 53 pikë, 6 të tilla larg Juventusit që mban vendin e katërt që të siguron një pozicion në turneun më të rëndësishëm për klube në kontinent.



Read it all at Bota Sot