De Laurentiis i prerë

- Bota Sot

De Laurentiis i prerë

Victor Osimhen po jeton muajt e tij të fundit te Galatasaray, ku ka lënë gjurmë të pashlyeshme me golat dhe përkushtimin e tij, 21 gola në kampionat dhe 29 në total në të gjitha kompeticionet.

Sulmuesi nigerian, i huazuar nga Napoli, do t’i japë lamtumirën klubit turk ky synon të fitojë titullin dhe më pas të rikthehet në Serie A.

Tashmë dihet që mes Osimhen dhe Napolit nuk ka asnjë shans për të përmirësuar marrëdhënien e tyre të acaruar, ndaj drejtuesit e klubit napolitana janë të vendosur për shitjen e tij dhe klubi që po përflitet më shumë për interesin shtuar ndaj nigerianit është Juventusi.

Sipas ‘Calciomercato’, nuk do të ketë negociata apo zbritje, veçanërisht nëse i interesuari është Juventusi. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka qenë i hapur: “Në asnjë rrethanë Osimhen nuk do t’i bashkohet bardhezinjve, nëse ata nuk paguajnë klauzolën e tij të plotë të lirimit”.

Kushdo që dëshiron të sigurojë shërbimet e tij duhet të paguajë klauzolën e plotë të lirimit, e vlerësuar në 75 milionë euro. Cristiano Giuntoli, drejtori aktual sportiv i Juventusit dhe arkitekti i nënshkrimit të Osimhen me Napolin vite më parë, ëndërron transferimin tij në Torino.

Por, marrëveshja është shumë komplekse, jo vetëm për shkak të tarifës së lartë të transferimit, por edhe për shkak të pagës së lartë të lojtarit, e cila është rreth 10 milionë euro neto në vit plus bonuset.



Read it all at Bota Sot