Mbappe mund të humbasë finalen me Barcelonën

- Bota Sot

Mbappe mund të humbasë finalen me Barcelonën

Kylian Mbappe u largua me karton të kuq sot në ndeshjen që Reali fitoi ndaj Alavesh(0-1).

Lojtari i madrilenëve kreu një ndërhyrje horror, që u rishikua me VAR.

Në Spanjë tregojnë se Mbape rrezikon të humbasë finalen e Kupës së Mbretit me Barcelonën.

Komiteti mund të sanksionojë Mbapen me katër apo më tepër ndeshje për ndërhyrjen ekstreme.

Ky vendim do të ishte po ashtu ekstrem, megjithatë nuk përjashtohet mundësia. Reali ndërkohë duhet të fokusojë të gjithë forcat në Champions.

Të mërkurën do të luhet takimi i kthimit me Arsenalin, teksa kujtojmë se i pari u humb në transfertë me rezultatin 3-0.



Read it all at Bota Sot