Dinamo e Zagrebit e ka konfirmuar se Zvonimir Boban është rikthyer në klub!
“Mbetet për t’u parë se çfarë roli do të marrë ish-ylli idinamovit, por profesionalizmi dhe shumë vite përvojë në botën e biznesit sportiv janë pikërisht ajo që i duhet Dinamos, e cila është futur në telashe të mëdha dhe do ta ketë të vështirë të mbrojë titullin e kampionit të Kroacisë”, shkruan media kroate “Veçernj List”.
"Dashuria për klubin e vetëm nuk njeh kufij.
Dashuria për klubin e vetëm nuk njeh pengesa.
Dashuria për klubin i bashkon të gjithë ata që e duan këtë klub.
Sot e ftova Legjendën tonë të kaltërt që të kthehet aktivisht në futbollin kroat, në Dinamon tonë.
Pasi e demokratizuam klubin tonë,
Zvone Boban pranoi ftesën për tu kthyer në Dinamon e tij të vetëm.
Zvone, mirë se erdhe në shtëpi", thotë presidenti i Dinamos, Velimir Zajec.