Napoli fiton ndaj Empoli dhe mban gjallë garën për titullin

- Bota Sot

Napoli fiton ndaj Empoli dhe mban gjallë garën për titullin

Napoli ka shënuar një fitore të rëndësishme me rezultat të pastër 3-0 ndaj Empoli në Serie A, duke mbetur në hap me liderin, Inter, dhe duke ruajtur gjasat për titull.

Ndeshja është zhbllokuar që në minutën e 18-të, kur Scott McTominay ka realizuar golin e parë pas një asisti nga Romelu Lukaku.

Ka qenë pikërisht sulmuesi belg që e ka dyfishuar epërsinë në minutën e 56-të, pas një asistimi nga Olivera, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë, McTominay ka shënuar edhe golin e tretë personal dhe të ekipit, pas një tjetër pasimi nga Lukaku.

Napoli ka kontrolluar ritmin e ndeshjes gjatë gjithë kohës, duke mos i dhënë asnjë hapësirë Empol për të reaguar. 

Me këtë fitore, Napoli gjendet në kuotën e 68 pikëve, vetëm tri më pak se Interi, që aktualisht kryeson tabelën me 71 pikë. 



Read it all at Bota Sot