Ish-i i Tiranës drejt largimit nga Egnatia

- Bota Sot

Ish-i i Tiranës drejt largimit nga Egnatia

Albano Aleksi mund të jetë një nga të larguarit nga Egnatia me të përfunduar sezoni.

Mesfushorit i përfundon kontrata në fund të këtoij sezoni dhe siç dihet mes palëve ende nuk ka një marrëveshje për rinovimin.

Kjo e ndikuar edhe nga kërkesat e larta që ka 32-vjeçari për pagën e tij. Aleksi ka kërkuar rritje page, gjë e cila ka bërë që në klub ta rimendojnë dhe për momentin të mos ketë asnjë vendim.

Gjithashtu edhe ofertat në drejtim të ish-it të Tiranës nuk kanë munguar  dhe ditët e ardhshme do të jenë shumë vendimtare për palët. Me interes tashmë mbetet të shihet nëse Egnatia do të bëjë një sforco financiare për të mbajtur mesfushorin, apo ky i fundit do të ketë një destinacion të ri për të ardhmen.



Read it all at Bota Sot