Njëri nga talentët më premtues në Spanjë, Antonito Cordero ka vendosur për të ardhmen.
Talenti i Malagas ka arritur marrëveshje me Newcastle United.
Sulmuesi i lindur në Jerez ka zgjedhur të nisë një aventurë në Premier League , duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me “laraskat”.
Barcelona dhe Real Madridin kishin bërë dy oferta për talentin, por që Malaga nuk i kishte pranuar.
Kontrata e tij do të jetë deri në vitin 2030. Nuk janë bërë ende të ditura detajet e marrëveshjes.