Besnik Vasolli është emëruar Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.
OEGJK bën të ditur se me mbi 25 vjet përvojë pune në sektorin privat dhe atë publik, dhe një sfond të gjerë në menaxhimin e projekteve ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, Vasolli sjell me vete një ekspertizë që përkon me misionin e Odës: forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
“Që nga themelimi i saj, OEGJK ka luajtur një rol kyç në ndërtimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Gjermani, duke krijuar platforma të qëndrueshme për bashkëpunim ekonomik dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet komunitetit të biznesit të të dyja vendeve”.
“Si Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, z. Vasolli do të udhëheqë OEGJK-në në zgjerimin e rrjetit të anëtarëve dhe avancimin e shërbimeve që Oda ofron për bizneset kosovare dhe investitorët potencialë gjermanë”, thuhet më tej në kumtesën për media të OEGJK-së.