Enzo Maresca ruan besimin e bordit drejtues të Chelseat pavarësisht nga një rënie shqetësuese në formë javët e fundit.
Sipas të përditshme britanike “The Sun”, klubi nuk ka ndërmend të largojë trajnerin italian.
Javët e fundit, skuadra londineze ka humbur shkëlqimin e muajve të parë të sezonit, duke zbritur në vendin e gjashtë në renditjen e Premier League.
Barazimi në ndeshjen e fundit në shtëpi ndërlikoi jo pak pozitat.
Që nga dhjetori, skuadra e Chelseat ka fituar vetëm 5 nga 15 ndeshjet e luajtura, por është ende në garë për një vend në katërshe.
Ndërkohë që, Chelsea është pranë kualifikimit në gjysmëfinalet e Conference League.
Maresca erdhi në verë te londinezët, ku zuri vendin e Pochettinos.
Ai ka deklaruar se klubi nuk ia ka kërkuar domosdoshmërisht kualifikimin në Champions League që sezonin e parë, ndaj është brenda objektivave.