Real Madridi mendon për Haaland në verë

- Bota Sot

Real Madridi mendon për Haaland në verë

Sipas raportimeve të Sky Sports Germany, Real Madridi është duke përgatitur një lëvizje të bujshme për sulmuesin e Manchester City-t, Erling Haaland, por vetëm në rast se Vinicius Junior largohet gjatë merkatos së verës.

Ylli brazilian ende nuk ka rinovuar kontratën me “Los Blancos” dhe spekulimet për një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite janë shtuar së fundmi. Me një ofertë të majme në horizont, largimi i tij po bëhet gjithnjë e më i mundshëm.

Në anën tjetër, Haaland ka rinovuar së fundmi kontratën me kampionët në fuqi të Premier League, duke u lidhur me City-n deri në vitin 2034.

Megjithatë, Real Madridi është gati të ndërhyjë dhe të tentojë transferimin e norvegjezit, nëse Vinicius vendos të mbyllë aventurën e tij 7-vjeçare në “Santiago Bernabéu”.



Read it all at Bota Sot