Sot, në stadiumin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë në Shkup, kombëtarja e Maqedonisë U-18 ka luajtur ndeshje miqësore dhe u nda baras (1:1) kundër Sllovakisë.
Mysafirët kaluan në epërsi me golin e Pavlikut në minutën e 54-të, dhe Ali arriti që ta barazojë rezultatin në 1:1 nga penalltia në minutën e 77-të.
Trajneri Erhan Selimi e nisi këtë ndeshje me këtë njëmbëdhjetëshe: Illoski, Radevski, Ristovski, Asllani, Atanasovski, Stojanovski, Latifi, Andonovski, Kish, Sharkosk e Ali.
Një ndeshje e mirë në këtë miqësore, që ishte një test për trajnerët.
Një tjetër ndeshje miqësore do të luhet të enjten në orën 13:00, gjithashtu në Shkup, midis këtyre dy ekipeve.