Llapi e kërkon sot trepikëshin e qetësisë

- Bota Sot

Llapi e kërkon sot trepikëshin e qetësisë

Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot me dy ndeshje të tjera të xhiros së 29-të.

Pas barazimit të djeshëm mes Dukagjinit e Suharekës (1:1) sot do të luhen dy ndeshje të tjera të kësaj xhiroje.

Pas fitores së madhe në Gjilan, Llapi do ta kërkojë një tjetër trepikësh të qetësisë sot.

Të përzgjedhurit e trajnerit Tahir Batatina do t’i bëjnë konak Feronikelit 74 të dorëzuar tashmë, shkruan “Gazeta Express”.

Prandaj, llapjanët shihen si favoritë absolutë për të triumfuar në “Zahir Pajaziti”, në tentim për ta përmirësuar pozitën e tyre në tabelë.

Kurse, në duelin tjetër të ditës, Ferizaj do të mundohet t’i sigurojë pikët e qetësisë ndaj Malishevës, e cila e ka “blinduar” tashmë pozitën e tretë.

Dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje do të luhen nesër.

Dueli kryesor i kësaj xhiroje do të jetë ai mes Dritës dhe Prishtinës, ndërsa nesër do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër interesante, Ballkani – Gjilani.



Read it all at Bota Sot