Sulmuesi shqiptar: Më dha besimin e duhur për të ndihmuar ekipin

- Bota Sot

Sulmuesi shqiptar: Më dha besimin e duhur për të ndihmuar ekipin

Sulmuesi kuqezi Stiven Shpendi, ka gjetur rrugën drejt rrjetës në Serinë B italiane. 21 vjecari shënoi për ekipin e tij në ndeshjen për kampionatin, duke e cuar rezultatin në barazim.

Ky gol e motivon sulmuesin, i cili shprehet se ndihet në formën ideale.

Sulmuesi shqiptar Stiven Shpendi, aktualisht i aktivizuar në Serinë B, u rikthye te goli.

21 vjecari arriti të evitonte disfatën për ekipin Carraresen në përballjen për kampionatin kundër Catanzaros, duke shënuar në momentet e fundit çka e mbylli ndeshjen e së shtunës në barazim dy me dy.  

Duke folur për gjendjen te ekipi sulmuesi shprehet se  ka energjinë e duhur për të ndihmuar ekipin

“Ndihem mjaft mirë, ndërsa në dy javët e para pas kthimit isha pak i lodhur sepse kisha qenë jashtë për një muaj e gjysmë. Ndihem shumë mirë fizikisht dhe sigurisht që kam ndihmuar ekipin me këtë gol më jep shumë më shumë besim dhe më bën të ndihem edhe më mirë.

Goli më çliroi, si mua, por edhe gjithë stadiumin sepse e nisëm keq ndeshjen. Jam i lumtur që shënova, por skuadra po reagonte shumë mirë. Barazimi në fund ishte rezultati i duhur, - u shpreh Shpendi.

Shpendi u bë pjesë e Carrarese më 30 Gusht të vitit 2024.

Në këtë sezon të parë me ekipin 21 vjecari ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar një asist, në 20 takime të luajtura.

Ekipi I tij, Carrases renditet në vendin e 11-të në kampionatin e Serisë B italiane, në kuotën e 38 pikëve.



Read it all at Bota Sot