Një mjek gjerman i kujdesit paliativ është akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve të tij duke përdorur një koktej drogash vdekjeprurëse.
Prokurorët në Berlin kanë akuzuar 40-vjeçarin se i ka vënë zjarrin shtëpive të disa prej viktimave të tij të dyshuara për të mbuluar gjurmët, shkruajnë mediat e huaja.
Ai dyshohet se vrau 12 gra dhe tre burra midis shtatorit 2021 dhe korrikut 2024, megjithëse prokurorët kanë thënë se besojnë se totali mund të rritet.
Mjeku, emri i të cilit nuk është bërë i ditur për shkak të ligjeve të rrepta të privatësisë në Gjermani, nuk i ka pranuar akuzat, thanë prokurorët.
Ai akuzohet se u ka dhënë një anestezi dhe një relaksues muskulor pacientëve të tij pa dijeninë apo pëlqimin e tyre.
Relaksuesi “paralizoi muskujt e frymëmarrjes, duke çuar në ndalim të frymëmarrjes dhe vdekje brenda pak minutash”, tha zyra e prokurorit në një deklaratë.
Ai ka punuar në disa rajone dhe moshat e tyre – rastet e të cilëve po trajtohen si të dyshimta – po variojnë nga 25 deri në 94 vjeç.
I dyshuari akuzohet për vrasjen e dy pacientëve në një ditë të vetme në korrik 2024 – një burrë 75-vjeçar në shtëpinë e tij në qendër të Berlinit dhe një grua 76-vjeçare në një lagje fqinje “disa orë më vonë”.
Mjeku fillimisht dyshohej se kishte vrarë katër persona nën kujdesin e tij kur u arrestua në gusht 2024, por hetimet kanë zbuluar vdekje të tjera të dyshimta, me më shumë zhvarrosje të viktimave të mundshme.