Onana do të startojë në ndeshjen ndaj Lyonit, e konfirmon Amorim

- Bota Sot

Onana do të startojë në ndeshjen ndaj Lyonit, e konfirmon Amorim

Manchester Unitedin e pret një ndeshje sfiduese nesër ndaj Lyonit në Ligën e Evropës.

Shpresat e “Djajve të Kuq”, për të arritur në ndonjë garë evropiane varet nga ecuria e tyre në Ligën e Evropës, ku në rast të fitimit të saj kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Flitej se ishin ftofur raportet e portierit Andre Onana me trajnerin, Ruben Amorim pasi që ky i fundit nuk kishte aktivizuar kamerunasin ndaj Neëcastlet.

Por kjo u hedh poshtë nga portugezi, i cili konfirmoi se Onana do të luajë në ndeshjen e kthimit të çerekfinales ndaj Lyonit.

Ndeshja do të zhvillohet nesër në “Old Trafford”, me fillim në orën 21:00.



Read it all at Bota Sot