Manchester City tundon Florian Wirtz me 150 milionë euro

- Bota Sot

Manchester City tundon Florian Wirtz me 150 milionë euro

Manchester City është i gatshëm të paguajë 150 milionë euro për Florian Wirtz.

“Bild” raporton se Guardiola ka pasur një takim dhe i ka shpjeguar yllit gjerman se si do të përshtatej në manovrat e tij.

Shuma prej 150 milionë eurosh përkon edhe me atë që kërkohet nga Bayer Leverkusen.

Wirtz është në dilemë të madhe, për shkak edhe se dëshira e babait të tij është të nënshkruajë me Bayern Mynih.

Konkurrenca në merkaton e verës do të jetë e madhe.

]Kjo pasi City është po ashtu i gatshëm të ofrojë një pagë prej 25 milionë eurosh.

Dëshira e babait të Virtz apo Guardiolës, cila do të triumfojë në fund?

Në Leverkusen do të vendoset gjithçka përgjatë verës, pasi largimi është i sigurt dhe kanë mbetur dy vite të vlefshme kontratë.



Read it all at Bota Sot