Laporta ironizon Realin: Mjaft më me përralla

- Bota Sot

Laporta ironizon Realin: Mjaft më me përralla

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e ka marrë me të qeshur idenë se Real Madridi mund ta përmbysë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit, ndërsa ata përgatiten për ndeshjen e dytë në “Santiago Bernabeu”. Në Valdebebas ka optimizëm se Los Blancos mund të arrijnë një rikthim historik.

“Mjaft më me këto budallallëqe dhe më lini të shijoj gjysmëfinalet, gjithmonë e njëjta histori,” tha ai me të qeshur për Diario AS.

“Unë gjithmonë e shikoj futbollin dhe e dua futbollin. Dhe sidomos sot, me qetësinë që jemi tashmë në gjysmëfinale, që është gjëja më e rëndësishme.

Dua të them gjithashtu se jemi në rrugën e duhur për të luftuar për objektivat që i kemi vënë vetes këtë sezon. Ende nuk i kemi arritur. Ajo që mund të them është se sot, gjithçka është e mundur.”

Në Madrid, një nga fjalët që dëgjohet më shpesh është “rikthim”, ndërsa në kryeqytetin katalanas, kohët e fundit, një tjetër fjalë po përmendet shpesh në konferenca shtypi: “tripletë”.

“E vetmja gjë që mund të them është se po punojmë shumë mirë dhe jemi shumë të kënaqur me përkushtimin e lojtarëve, talentin e tyre dhe mënyrën mjeshtërore se si Hansi Flick po e menaxhon skuadrën tonë. Dhe e vërteta është se është kënaqësi të shikosh Barcelonën".



Read it all at Bota Sot