Finlanda mbyll kufirin me Rusinë deri në një njoftim të dytë, thonë autoritetet e Helsinkit

- Bota Sot

Finlanda mbyll kufirin me Rusinë deri në një njoftim të dytë, thonë autoritetet e Helsinkit

Qeveria finlandeze njoftoi sot vendimin e saj për të mbajtur të mbyllur kufirin lindor të vendit me Rusinë fqinje deri në një njoftim të dytë.

Finlanda mbylli kufirin e saj tokësor me Rusinë mes një numri në rritje të ardhjeve nga vende të tilla si Siria dhe Somalia.

Helsinki ka akuzuar Moskën për shfrytëzimin e emigracionit kundër kombit nordik si një mënyrë për t’u hakmarrë për anëtarësimin e Finlandës në NATO, një akuzë që Kremlini e mohon. “Rreziku që instrumentalizimi i emigracionit të përsëritet dhe të zgjerohet, siç ka ndodhur në të kaluarën, mbetet i mundshëm”, njoftoi qeveria. Siç theksoi ajo, do të vlerësohet rregullisht situata dhe do të shfuqizohet ose ndryshojë regjimin kufitar nëse konstaton se nuk ka “kërcënim serioz për sigurinë kombëtare apo rendin publik”.

Finlanda ka vendosur gjithashtu një ligj emergjence që i lejon asaj të refuzojë kërkesat për azil nga emigrantët që kalojnë kufirin e saj të mbyllur lindor me Rusinë dhe t’i kthejë ata mbrapsht.



Read it all at Bota Sot