Institucioni më i rëndësishëm në futbolllin botëror, FIFA i ka bllokuar Tiranës merkaton për herë të dytë në pak kohë.
Kryeqytetasve i është ndalur regjistrimi i lojtarëve për tre sensionet e radhës dhe shkak për këtë janë bërë dy lojtarë.
Liridon Latifi dhe Filip Najdovski kanë bërë ankesë ndaj klubit bardhëeblu, për pagat e prapambetura.
Mbrojtësi ka fituar rreth 75 mijë euro dëmshpërblim, por shifra mbetet e pakonfirmuar. Gjithashtu edhe Latifi ka paga të pa marra te Tirana dhe zgjidhjen e ka kërkuar në FIFA.
Mbetet të shihet se çfarë hapash do të ndjekin te Tirana, ku këtë sezon po hasin vështirësi të mëdha.