Një punonjëse palestre në Paris humbi jetën dhe një klient është në gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak të rrjedhjes së azotit gjatë një seance krioterapie.
Krioterapia është një metodë trajtimi në të cilën një person vendoset për 2-3 minuta në dhoma të veçanta në të cilat temperatura mund të bjerë nën -110°C. Pacienti zhytet në rezervuarë me ujë akulli ose në dhoma që ftohin ajrin duke përdorur azot.
Metoda fillimisht u përdor nga atletët profesionistë, për të parandaluar ose trajtuar dhimbjet e muskujve pas stërvitjes. Tashmë, përdoret për sëmundje të ndryshme neurologjike ose inflamatore dhe ndonjëherë, pa patur sëmundje specifike.
Sipas një burimi policor, aksidenti ka ndodhur në orët e vona të së hënës. Punonjësja 29-vjeçare ka humbur jetën ndërsa një kliente e palestrës, 34 vjeçe, ndodhet e shtruar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Një tjetër burim pranë hetimit tha se sipas indikacioneve fillestare, gratë janë helmuar nga rrjedhje azoti në kabinën e krioterapisë. Hetimet janë ndërmarrë bashkërisht nga policia dhe inspektorati i punës të cilët kanw urdhëruar si dhe analiza toksikologjike për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së punonjësit.
Azoti është një gaz pa erë që redukton oksigjenin në ajër dhe mund të shkaktojë helmim. Kabina e krioterapisë ishte riparuar mëngjesin e së hënës.
Palestra, ku ndodheshin në atë moment 150 persona, u evakuua menjëherë.