Amorim rikthen Onanën për ndeshjen me Lyonin: Vetëm koha do të tregojë nëse kam gabuar!

- Bota Sot

Amorim rikthen Onanën për ndeshjen me Lyonin: Vetëm koha do të tregojë nëse kam gabuar!

Ruben Amorim ka vendosur që të rikthejë në skuadër portierin kamerunas edhe pse në ndeshjen me Njukasëllin vendosi që të mos e grumbullonte pas shfaqjes horror në takimin e parë kundër Lyonit.   

“Andre Onana do të jetë në fushë nesër që nga minuta e parë.

Si trajner dhe si ish-futbollist veproj në të mirën e futbollistëve. Vetwm koha do të tregojë nëse kam gabuar”, tha Amorim.

Për duelin e kthimit me ekipin francez, Junajtid do të mbështetet tek Onana në portë.

Për trajnerin portugez ky vendim është një shenjë besimi që i jep lojtarit, i cili prej javësh është larg formës së  tij më të mirë.



Read it all at Bota Sot