Prekazi: Inter-Bayern, ndeshje e paparashikueshme

- Bota Sot

Prekazi: Inter-Bayern, ndeshje e paparashikueshme

Trajneri i njohur Rafet Prekazi mendon se gjithçka është e hapur në duelin Inter-Bayern Munich.

“Interi që 20 vjet është ekip që po dominon dhe ka një trajner inteligjent. Ai i beson se kësaj skuadre. Interi është një ekip më lojtarë inteligjent”, tha Prkazi

“Nëse Interi futët të mbrojë rezultatin e lojës së parë, mendoj se do të jetë gabim i madh, mirëpo, nuk besoj se Interi do të futët në lojë që të mbrojë rezultatin. Është kryer vetëm pjesa e parë atje dhe tani është pjesa e dytë”.

“Bayerni është i rrezikshëm dhe i duhet vetëm një gol për t’u kthyer në lojë. Bayerni është i jashtëzakonshëm dhe në futboll nuk ka ligje. Megjithatë, mendoj se Interi do ta nis lojën si ekip i barabartë dhe pres një ndeshje të fortë”, ka theksuar Prekazi.



Read it all at Bota Sot