Po luhet në “Santiago Bernabeu” ndeshja e kthimit mes Real Madrid dhe Arsenal, për të përcaktuar ekipin që do të shkojë në gjysmëfinale. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, por me shumë debate sidomos për penalltinë e anuluar për Realin.
Në minutën e 24-të, pas një krosimi në zonë, Mbappe ka një kontakt me Declan Rice dhe rrëzohet në tokë, arbitri akordon fillimisht penallti, ndërhyn VAR .
Pas disa minutash pritje, dhe vendimit nga VAR që nuk ishte penallti, arbitri shikon vetë pamjet në ekran dhe vendosë të tërheq vendimin e tij të parë, loja vazhdon normalisht.
Në sajtin zyrtar të UEFA-s thuhet se nuk pati ndërhyrje të gabuar të Rice ndaj Mbappe, ndaj dhe për këtë arsye arbitri u tërhoq nga vendimi i tij i parë.
Pozicioni ishte i rregullt, por nuk ka patur kontakt mjaftueshëm sa për të dhënë 11-metërsh.
Arsenal pati shansin e artë të kalojë në avantazh në minutën e 10-të, por Saka humbi penalltinë. Raul Asencio pengon brenda zonës Mikel Merino-n, arbitri pasi pamjet në ekran akordoi penallti për “Topçinjtë”. Bukayo Saka gabon nga 11-metërshi, goditja e tij pritet nga Courtois.