Futbollisti shqiptar, Arijon Ibrahimoviç vazhdon të mungojë te Lazio shkaku i një lëndimi muskolar.
Edhe pse ishte e paraparë që të mungonte vetëm 10 ditë, tashmë janë bërë më shumë se tri javë që mungon për fanellën e klubit italian.
Lazio publikoi listën e futbollistëve për ndeshjen e kthimit ndaj Bodo/Glimt dhe aty nuk figuron emri i Arijonit.
Kështu Ibrahimoviq mungon edhe sonte në ndeshjen e kthimit të UEFA Europa League.
19-vjeçari tashmë mungon në pesë ndeshjet e fundit për Lazion.