Tirana dhe Teuta do të përballen këtë të shtunë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores.
Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të nisë në orën 15:30.
Dy ekipet kanë objektiv mbijetesën, teska kjo pritet të jetë një përballje mjaft e luftuar.
Pikërisht për këtë ndeshje delikate, klubi i Tiranës ka nxjerrë në shitje biletat për këtë sfidë, ku vetëm tribuna W do të jetë me pagesë, ndërsa tribunat e tjera do të jenë të hapura falas për tifozët.
"Të Shtunën zbresim në fushë për ndeshjen e parafundit të sezonit 2024-2025.
Të Shtunën, duke nisur nga ora 15:30, luhet ndeshja kundër Teutës në stadiumin “Arena Kombëtare.”
Çmimi i biletës së ndeshjes në sektorët e tribunës W 104: 3000 Lekë, W 101 - 107: 2000 Lekë
Hyrja në sektorët e tjerë të stadiumit: PA PAGESË.
Ju lutem të vini re se ky njoftim përkon me sektorët N, E, V (miqtë)", njofton FC TIrana.