Ky sezon nuk është duke i shkuar për së mbari Carlo Ancelottit.
Trajneri italian mund të mbetet pa trofe në pjesën e mbetur të sezonit.
Kjo për faktin se mbrëmë Real Madridi u eliminua nga Liga e Kampionëve duke i dhënë fund eksperiencës evropiane në çerekfinale.
E eliminimi nga Arsenali ishte një goditje e rëndë për “Don Carlon”, i cili ka mbetur prapa edhe në garën për titull të kampionit në La Liga, ndërsa do të përballet me Barcelonën në super-formë në finale të Copa del Rey.
Mbrëmë, trajneri i trofeshëm është pyetur nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit edhe në sezonin e ardhshëm, ndërsa bëri përgjigje diplomatike.
“E ardhmja ime? Nuk e di. Dhe nuk dua ta di”, theksoi fillimisht ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Bayern Munichut, Napolit e Evertonit.
“Nëse Real Madridi vendos ta ndërrojë trajnerin, për mua nuk është problem, do t’i falënderoj të gjithë dhe shkoj nga këtu”, vazhdoi tutje Ancelotti.