Historia është interesante e klubit më të madh në Kosovë, Prishtina.
Jo edhe gjithherë shënonte fitore para shikuesve të vet në vitet e arta (1983-1988) në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.
Kishte momente që dëshpëronin siç ishte edhe ndeshja në kryeqytetin e Kosovës, ku më 31 tetor (e mërkurë) të vitit 1984, si vendas pësuan humbje me rezultat 2:0 nga Sarajeva, në kuadër të javës së 10-të të ligës së parë ish Yu.
Vokrri me numër 9-të gjatë ndeshjes me Sarajevën
“Më vjen shumë keq që zhgënjyem spektatorët tanë.
Por, Sarajeva me mençuri u mbrojt, e në kundërzbritje qe më e rrezikshme. Isha i lënduar dhe nuk munda ta jap kontributin tim të plotë.
Këmba po më dhemb shumë, kështu që nuk munda kurrsesi të luaj në pjesën e dytë”, kishte thënë Vokrri për sportin e “Rilindjes”.
Prishtina – Sarajeva 0:2
Stadiumi i qytetit në Prishtinë.
Shikues: 20.000.
Gjyqatr: Dragisha Komadiniq (Beograd).
Shënues; Pashiqi (33) e Vukiçeviqi (74).
Kartona të vewdhë; Xh. Muriqi - Joziqi.
Karton i kuq: Xh. Muriqi.
Prishtina: Neshet ZHaveli 5, Skënder Shengyli 7, Xhevdet Muriqi 5, Sahit Kelmendi 5, Rifat Mehinoviqi 5, Behajdin Gjinali 6, Kujtim Shala 5 (Edmond Rugova), Mensur Nexhipi 5, Fadil Vokrri 7 (Favzi Rama 6), Fadil Muriqi 5 dhe Zoran Batroviqi 5.
Sarajeva: Gjurkoviqi 8, Radelashi 7, Kapetanoviqi 6, Janjoshi 6, Joziqi 7, Haxhibegiqi 7, Jakovleviqi 7, Vukiçeviqi 7, Musemiqi 7, Merdanoviqi 8 dhe Pashiqi 8.