Barcelona ka histor

- Bota Sot

Barcelona ka histor

Lautaro Martinez rrëmben skenën edhe një herë tjetër në një mbrëmje magjike për historinë e klubit zikaltër.

Sulmuesi dhe kapiteni i skuadrës ka folur menjëherë pas barazimit që ka shijen e një fitoreje duke treguar krenarinë për këtë skuadër dhe për të gjithë shokët e skuadrës.“Sigurisht që ishte një ndeshje epike.

Do ta kujtojmë për shumë kohë sepse Interi është një skuadër me bo.. të mëdha. Ka shumë punë dhe sakrificë pas këtij kualifikimi.

Nuk jemi dorëzuar në asnjë moment. Kemi treguar zemrës dhe mendje të ftohtë në shumë momente. Kemi vuajtur në çdo moment të ndeshjes, por mund të arrijmë gjëra të mëdha në këtë sezon. E kemi thënë gjithmonë dhe duhet që të vazhdojmë kështu.

Të tjerët flasin, ndërsa ne punojmë dhe përgjigjemi në fushën e lojës. Nuk ishte aspak e lehtë sepse rivali ka një ekip me cilësi, por ia dolëm dhe jam shumë i lumtur për tifozët tanë”, ka thënë Lautaro Martinez në deklaratën e tij të parë.

AMBICIET- Ai gjithashtu foli edhe për ambiciet e kësaj skuadre dhe dëshirën për të bërë historinë, duke tentuar që të fitojnë Tripletën në këtë sezon. “Ne në çdo sezon mendojmë se mund të fitojmë gjithçka.

Nëse nuk mundemi, ky është sporti. Dua që të falënderoj stafin, tifozët dhe njerëzit tanë që kanë qenë lojtari i 12- të dhe nuk na kanë lënë vetëm në asnjë moment në këtë ndeshje të vështirë. Do të vazhdojmë të synojmë gjithçka edhe pse kemi luajtur shumë ndeshje dhe kemi pasur vështirësi në aspektin fizik”, shtoi kapiteni argjentinas.

BARCELONA- “Toro” foli edhe për rivalin e radhës që do të jetë Barcelona. Megjithatë, ai tha se për të menduar këtë ndeshje ka shumë kohë. “Barcelona është një rival i madh që ka një histori të jashtëzakonshme në Europë dhe jo vetëm. Do të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme, por tani është koha për të menduar kampionatin. Pastaj do të shohim sfidat e Champions-it”, përfundoi Lautaro Martinez.



Read it all at Bota Sot