Kostakurta “bekon” Taren te Milani

- Bota Sot

Kostakurta “bekon” Taren te Milani

Rivalë në fushë, por miq jashtë saj.

Por nuk është miqësia mes Igli Tares dhe Alesandro Kostakurtës që ka ka qenë temë në intervistën e ish-mbrojtësit të Milanit për “La Gazzetta dello Sport”. Në fakt, fokusi ka rënë mbi nevojat e kuqezinjve, duke nisur që nga drejtori sportiv e deri te merkato.

A është Tare profili i duhur për rolin e drejtorit të Milani?

Gjëja e duhur është, para së gjithash, të integrosh atë lloj figure në strukturën e klubit. Jo vetëm si referencë për fushën teknike, apo si njeri i merkatos, por për të gjitha zgjedhjet strategjike të klubit. Besoj se në dy vitet e fundit ka munguar dikush me këto kompetenca. Dhe Tare ka treguar tashmë se di ta bëjë punën e tij shumë mirë.

Ndër emrat e përfolur, a është ai i shqiptarit më i afti?

Të gjitha profilet që lidhen me Milanin, janë absolutisht të përshtatshme. Pavarësisht se kush zgjidhet, e rëndësishme është që klubi ka vendosur t’i bëjë gjërat siç duhet, me njerëz që mund ta ndihmojnë atë sektor të klubit.

A mund të jetë e dobishme për ekipin të pasurit një drejtor sportiv?

Ibra është tashmë atje për të folur me ekipin dhe ai e njeh në mënyrë të përsosur dinamikën e grupit. Ekziston nevoja për një referencë më të gjerë të menaxhimit. Vetë Maldini bëri disa gabime në fillim, por Paolo diti të mësojë me shpejtësi befasuese. Të tjerë, në vitet e fundit nuk e kanë bërë diçka të tillë. Duke u rikthyer te Tare, ai është një ekspert futbolli, si pak të tjerë.

Si e shihni Alegrin si trajnerin e ri të Milanit?

Skuadra aktuale do të ishte perfekte për të. Dhe Masimiliano është një garanci, nëse doni të ktheheni menjëherë konkurrues. Në të njëjtën kohë, e pranoj se nuk jam tamam i dashuruar me atë që ofron. Unë preferoj një trajner ‘spektakli’, i cili ofron një ekip që komandon në gjysmën e fushës kundërshtare. Kjo është ajo që duan të shohin gjithmonë tifozët e Milanit, sidomos kur duhet edhe t’u ngacmohet entuziazmi. Dhe, pastaj, loja e bukur është pjesë e historisë së Milanit.

Po në merkato, çfarë duhet të kërkojnë kuqezinjtë?

Dua të them fillimisht se vetë merkato e janarit tregon dëshirën e Milanit për t’u përmirësuar, ka pasur një angazhim të fortë nga drejtuesit dhe pronësia. Lojtarët e blerë, pavarësisht performancës së tyre aktuale, e konfirmojnë këtë. Gimenezin do ta vlerësojmë më mirë më vonë. Edhe Uoker është një lojtar që mund të jetë i dobishëm për çdo ekip në Europë.



Read it all at Bota Sot