Bellingham reagon pas eliminimit nga Champions

- Bota Sot

Bellingham reagon pas eliminimit nga Champions

Jude Bellingham ka reaguar për herë të parë pasi Real Madridi është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Mesfushori anglez i ka kërkuar falje tifozëve dhe ju ka premtuar atyre se Real Madridi do të kthehet më i fortë.

“Unë thjesht nuk i kam përmbushur pritshmëritë e këtij klubi në asnjë nga ndeshjet.

Na vjen keq Madridista, ne e kuptojmë se sa do të thotë për ju këto netë dhe kjo garë ,” filloi numri 5 i Blancos në rrjetet sociale zyrtare.

Ka ende mundësi për të shpëtuar këtë sezon, por kjo mund të bëhet vetëm duke qëndruar së bashku. Real Madrid do të kthehet!”, ka deklaruar Bellingham.

Kujtojmë që Real Madridi u eliminua në çerekfinale të Champions League, pasi u mposht nga Arsenali në të dy ndeshjet, me rezultat 3-0 dhe 1-2.



Read it all at Bota Sot