Conte: Është merita e Napolit

- Bota Sot

Conte: Është merita e Napolit

Napoli përgatitet për një ndeshje delikate në fushën e Monza këtë fundjavë, me shpresën që të fitojë dhe të rikthehet në krye të Serie A. Skuadra e trajnerit Antonio Conte ndodhet 3 pikë pas Inter në renditje.

“Skuadra është rritur shumë. Ripashë ndeshjen e parë të sezonit, ndaj them se ekipi ka pasur një përmirësim të madh që nga ai moment. Ekipi aktual është një i afërm i largët të asaj skuadre“, tha Conte.

“Jemi tre pikë prapa Inter, gjë që ishte e paimagjinueshme në fillim të sezonit.

Synimi ynë ishte të shkaktonim telashe dhe po ia dalim deri në fund ndaj një ekipi të kompletuar që po ecën shumë mirë edhe në Champions League”, shtoi Conte.

Në fund, trajneri i Napoli komentoi: “Ndoshta dikush duhet të falënderojë Napolin që e mbajti të hapur këtë kampionat, i cili pa ne do të ishte mbyllur prej muajsh. Sot shoh një skuadër krejtësisht të vetëdijshme për cilësinë e ekipit”.



Read it all at Bota Sot