Francois Moubandje është pensionuar nga futbolli profesionist në moshën 34-vjeçare.
Ish-lojtari i Kombëtares së Zvicrës ka “varë” këpucët në murë.
Ai së fundmi ishte te ekipi zvicran, Sion – kurse gjatë karrierës ka luajtur për klubet si: Dinamo Zagreb, Alanyaspori, Servette, Goztepe dhe Toulouse.
“Me zemër të rëndë, por plot mirënjohje, shpall përfundimin e karrierës sime si futbollist profesionist”, ka shkruar në rrjetet sociale 34-vjeçari.
Me Kombëtaren “helvetike”, Moubandje bëri 21 paraqitje dhe luajti së bashku me Granit Xhakën, Valon Behramin dhe Xherdan Shaqirin.
Mbrojtësi i krahut të majtë, shënoi 10 gola dhe bëri 9 asiste në 355 ndeshje të zhvilluara me të gjitha klubet.