Te Tottenham përgatiten për revolucion

- Bota Sot

Te Tottenham përgatiten për revolucion

Një kampionat për t’u harruar për Tottenham në Premier League.

Skuadra londineze është në fakt shumë larg zonave që ia vlejnë një vend në kompeticionet e ardhshme europiane (vendi i 15-të).

Spurs nuk rrezikojnë një rënie të bujshme nga kategoria, por paraqitjet kanë lënë vërtet për të dëshiruar. Për këtë arsye, pozicioni i trajnerit Ange Postecoglou nuk është solid.

Për këtë arsye, për sezonin e ardhshëm klubi po shqyrton edhe mundësinë e ndryshimin e drejtimit teknik. Sipas “TeamTalk”, Tottenham ka identifikuar tre profile nëse zgjedhin ndryshimin në stol.

I pari në listë është trajneri i Fulham, Marco Silva, ndërkohë që kandidatë janë edhe trajneri i Brentford, Thomas Frank dhe ai i Bournemouth, Andoni Iraola.



Read it all at Bota Sot